Listat e Prokurorisë Speciale kanë nevrikosur tej mase një numër të madh të veteranëve të UÇK-së që ishin përfshirë në të.
Pjesë e kësaj liste të veteranëve mashtrues ishte edhe Sami Ukshini i njohur si Komandant Sokoli, shkruan Indeksonline
Familjarët dhe miqtë e Ukshinit janë revoltuar me të marrin këtë informacion. Rrjetet sociale janë mbushur përplot me fotografi të Sami Ukshinit gjatë kohës sa ka qenë në UÇK.
“Sipas listave të cilat u publikun, te gjoja lista e mashtruesve të veteranëve qenka edhe Sami Ukshini Komandant Sokoli. Edhe shumë luftëtarë të vërtetë i kishte futur në atë listë si mashtrues. Turpi qoftë mbi atë “prokuror”, mashtruesi më i madhi qenka vetë Blakaj”, ka reaguar Xhafer Ukshini, vëllai i Sami Ukshinit-Sokolit.
Vlen të theksohet se Sokoli ishte pjesë e Grupit të Kumanovës dhe për momentin gjendet në burgjet maqedonase.