Nesër mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i lindjes dhe verilindjes me shpejtësi 1-5m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Ndryshe, deri në fundjavë mbi vendin tonë do të vazhdojë të mbretërojë mot stabil, i ngrohtë, me diell dhe intervale me vranësira. Nga dita e diel një front i ftohtë që do të kaloj nga rajoni pritet të zbres lehtë temperaturat, por që nuk do të sjellë të reshura.

Nga dita e martë gjatë javës së ardhshme, fusha ciklonike dhe masa të ftohta ajrore nga Atlantiku verior do të depërtojnë edhe mbi rajonin tonë, ku pritet të sjellin përkeqësim të motit me reshje shiu, si dhe rënie të ndjeshme të temperaturave nën vlera mesatare.