Sot në Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë do të bëhet rivarrimi i Dëshmorëve të Kombit, kolonel Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi.
Për këta dëshmorë, prej orës 10:00 deri në 12:00 në hollin e Parlamentit të Kosovës do të ketë homazhe, kurse në orën 12:30 do të ketë akademi përkujtimore për kolonel Ahmet Krasniqi.
Ndërsa në orën 14:00 do të jetë ceremonia e rivarrimit në Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë.
Qeveria e Kosovës kohë më parë kishte marrë vendimin për kthimin e eshtrave të Ahmet Krasniqit dhe Qazim Jakupit në vendlindje.