Muaji tetorit njihet si muaj i vetëdijesimit të luftës kundër kancerit të gjirit, Klinika e Radiologjisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës do të organizoj fushatën e kryerjes së mamografisë pa pagesë gjatë muajit tetor.
“Qëllimi i fushatës këtë vit do të jetë kryerja e mamografisë tek femrat të cilat për herë të parë do të bëjnë këtë ekzaminim (mosha 40 vjeçare e sipër)”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Sipas QKUK-së këto ekzaminime do të ofrohen në një orar të veçantë të punës saktësisht në ndërrimin e dytë, vetëm për këtë fushatë, me qëllim që mos të ngarkohet orari i rregullt i punës.

QKUK, përkatësisht Klinika e Radiologjisë apelon tek të gjitha femrat që s’kanë bërë kurrë mamografi, të bëjnë patjetër nëse janë të moshës 40 vjeçe e sipër.