Një qytetar ka raportuar mbrëmë rreth orës 22:00 në Policinë e Vitisë se derisa ishte në veturë, në fshatin Begucë, një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri dy herë në drejtim të tij.

Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të kalibrit 7.65 mm.

I dyshuari gjendet në arrati.

Rasti është duke u hetuar.