Një delegacion nga qyteti Velbert i Gjermanisë po qëndron në një vizitë treditore në Podujevë, njofton Llapi.info
Në ditën e dytë të qëndrimit në Podujevë, delegacioni nga qyteti gjerman kanë vizituar fermerë e biznese të ndryshme që operojnë në Podujevë.
Kësisoj, vazhdën e aktiviteteve e nisen me vizitën e bërë në mëngjes çiklistëve llapjanë në sheshin ‘Ali Ajeti’. Më pastaj mysafirët vizituan Qendrën e Grumbullimit të Pemëve dhe Perimeve “Albini” në Sfeçël.
Gjermanët për së afërmi panë edhe kompaninë ‘Laberion’, e cila merret me prodhimin e lëngjeve natyrale dhe grumbullimin e frutave.
Veliu së bashku me miqtë nga Velberti i Gjermanisë për disa çaste morëm pjesë në stërvitjet e klubeve të karatesë dhe kik-boxit dhe basketbollit, ku ndoqën nga afër përgatitjet e këtyre sportistëve. Ata vizituan edhe mullirin në fshatin Pollatë si dhe disa fermerë në fshatin Dobërdol.
Ndryshe, Veliu me këtë rast tha se vizita e delegacionit të qytetit gjerman Velbert do t’i paraprijë procesit final të binjakëzimit të dy qyteteve./Llapi.info