Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, paraditen e sotme ka takuar deputetët e Grupit Parlamentar të partisë së tij.
Nuk është bërë e ditur se çfarë po diskutohet në këtë takim që po mbahet me dyer të mbyllura.
Megjithatë, pas përfundimit të takimit, pritet të ketë deklarata për media.
Ndërkohë, është paralajmëruar edhe një takim tjetër për në orën 14:00, ku kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafës do ta takojë Kryesinë.