Në orët e para të ditës së sotme ka ndërruar jetë eksperti i ekonomisë dhe ish gazetari për shumë vjet, Ibrahim Rexhepi.

Ai ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje e cila ishte identifikuar vetëm ditët e fundit, njofton Klan Kosova.

Lajmin për vdekjen e anëtarit të AKR-së, për Klan Kosova, e ka konfirmuar kryetari i Kuvendit të kësaj partie, Fatmir Matoshi.

“Është e vërtetë se Ibrahim Rexhepi ka ndërruar jetë sot”, ka thënë Matoshi përmes telefonit.

“Ditët e fundit është identifikuar se ka qenë duke vuajtur nga leukemia akute dhe kjo është sëmundja që ia ka marrë jetën”, është shprehur ai.