1825 semimaturantë nga 37 shkolla fillore u janë nënshtruar sot testit të arritshmërisë në Podujevë.

Testi është mbajtur në katër qendra:
Qendra e parë ka qenë objekti i shkollës “Fan S. Noli” me 597 semimaturantë.
Qendra e dytë, objekti i shkollës “Isa Boletini” me 381 semimaturantë.
Qendra e tretë, objekti i shkollës “Shaban Shala” me 423 semimaturantë.
Qendra e katërt, objekti i shkollës “Ibrahim Rugova” me 424 semimaturantë.

Xhevat Llugaliu, shef i drejtorisë për arsim në komunën e Podujevës, tha për llapi.info se testi i arritshmërisë ka shkuar sipas përgatitjeve.

“Testit të arritshmërisë i janë nënshtruar 1825 semimaturantë nga 37 shkolla fillore. Testi ka filluar dhe ka përfunduar me kohë. Ka zgjatur tre orë. Drejtoria komunale e arsimit i ka bërë të gjitha pregaditjet, i ka caktuar qendrat dhe nga dy administratorë për klasë. Nuk është vërejtuar ndonjë parregullësi”, ka thënë Llugaliu për llapi.info.

Semimaturantëve u është dhënë nga një shishe ujë dhe nga një laps përpara testit.

Rezultatet e testit priten të publikohen në fillim të qershorit./Llapi.info