Komuna e Podujevës ka njoftuar se janë duke vazhduar punimet për zgjerimin e lumit Llap dhe njëkohësisht edhe pastrimi i tij, transmeton Llapi.info
Pastrimi i lumit po bëhet nga kompania e kontraktuar nga Komuna në kuadër të aksionit “Ta Pastrojmë Kosovën”.
“Komuna e Podujevës, përmes kompanisë së kontraktuar, po vazhdon me pastrimin e shtratit të Lumit Llap. Pastrimi i shtratit të lumit po bëhet në kuadër të aksionit ‘Ta Pastrojmë Kosovën’, ndërsa në të njejtën kohë nga Komuna e Podujevës janë duke u zhvilluar punime edhe në zgjerimin dhe rregullimin e shtratit në pjesën në dalje të qytetit”, thuhet në njoftimin e Komunës./Llapi.info