Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, u takua sot me komandantin e Stacionit të Policisë në Podujevë, majorin Isak Ejupi.
Ata diskutuan për zbatimin e vendimit të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për mbylljen e sezonës së gjuetisë 2014-2015 për të gjitha llojet e kafshëve të egra në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Veliu shprehu zotimin dhe angazhimin e Komunës së Podujevës, konkretisht DBPZHR-së për ta zbatuar këtë vendim, bazuar në zvogëlimin e fondit të kafshëve të egra, si pasojë e gjuetisë ilegale.
Në takim, ishte i pranishëm edhe Drejtori i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi. Që të tre këta ranë dakord për bashkëpunim dhe koordinim të vazhdueshëm për të penguar vrasjen e kafshëve të egra.