Shumë familje në vendin tonë vazhdojnë të jetojnë në kushte të rënda ekonomike, në këtë kohë kur edhe kanë filluar të ulen temperaturat, shkruan Llapi.info
Por, sot në Podujevë, falë një aksioni disa familje nevojtare janë furnizuar me drunjë.
Këtë e ka bërë të ditur Driton Hyseni, anëtar i LVV në Komunën e Podujevës në llogarinë e tij në Facebook, duke shtuar se këtë iniciativë nuk do ta ndalin deri në fund të dimrit.
“Me aq sa kemi e mundemi gjithmonë do të jemi pranë bashkëqytetarëve tanë…
Sot në Llap, bashkë me borën e parë e filluam edhe aksionin tu dalim në ndihmë me dru për ngrohje disa familjeve në nevojë, e bëmë prej mesditës e po vazhdojmë edhe në mbrëmje e për të mos u ndalur gjatë tërë sezonës.
Ndajmë falënderim të veqantë për z. Sabit Ademi për gatishmërinë e treguar sot gjatë shpërndarjes së druve nëpër lokacione të ndryshme”, ka shkruar Hyseni./Llapi.info