Një shtyllë elektrike është djegur sot rreth orës 17:00 në Lagjen e Kuvajtit në Balloc të Podujevës, raporton Llapi.info
Si rezultat i kësaj, shumë shtëpi në këtë anë kanë mbetur pa energji elektrike.
Por, përveç kësaj, banorët e kësaj ane kanë thënë për Llapi.info se nga ky zjarr janë rrezikuar seriozisht shtëpitë në atë pjesë. Sipas banorëve, ekipet e KEDS-it janë vonuar rreth 1 orë si dhe ato të zjarrfikëseve deri në gjysmë ore. Ndërsa, Policia nuk ka dalur fare edhe pse janë lajmëruar.
Në lidhje me këtë Llapi.info ka kontaktuar edhe me Brigadën e Zjarrfikësve në Podujevë, ku nga atje kanë shtuar se zjarri është ndalur.
“Po, zjarrfikësit i janë përgjigjur thirrjes kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar atë”, kanë thënë zyrtarët për informim.
Ndërsa, për vonesën ata kanë shtuar se për të intervenuar është dashur të pritet KEDS-i.
“Nuk jemi vonuar, është dashur të pritet KEDS-i për të intervenuar ne, nuk ka pasur rrezik të madh si dhe rryma ka qenë e tensionit të lartë dhe është dashur të pritet deri sa të vijnë ata të rrymës”, kanë thënë tutje nga atje.
Por, banorët e kësaj ane ku edhe kanë dërguar videon thonë se shtëpia e tyre gjendet përkitazi me shtyllën e djegur thuajse tërësisht.
Sipas tyre, edhe pse ekipet e KEDS-it kanë arritur me vonesë në vendin e ngjarjes nuk e kanë rregulluar këtë problem, dhe se rreziku vazhdon të jetë i madh./Llapi.info