Vetëm brenda 24 orëve të fundit në Prishtinë, Policia e Kosovës ka regjistruar tre raste të dhunës në familje dhe kanosjes.
Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Prishtinë janë regjistruar tre raste të dhunës në familje dhe kanosjes, raporton lajmi.net.
Siç bën të ditur Policia e Kosovës në rastet e dhunës në familje dhe kanosjes janë shkaktuar nga bashkëshortët dhe ish-bashkëshortët.
Një i dyshuar në Prishtinë është dërguar në mbajtje pasi që i njëjti ka kanosur ish-bashkëshorten e tij.
Po ashtu policia ka regjistruar edhe një rast tjetër të dhunës në familje.
Sipas njoftimit, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje pasi që i njëjti dyshohet se e ia ka marrë telefonin dhe e ka sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten e tij, raporton më tutje lajmi.net.
Rasti i tretë në Polici është regjistruar si dhunë në familje dhe kanosje.
Sipas njoftimit, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje pasi që i njëjti ka kanosur dhe ka sulmuar bashkëshorten e tij.