Në fshatin Malishevë të Gjilanit, Policia e Kosovës ka arrestuar një person.
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në fshatin Malishevë të Gjilanit ka arrestuar një të dyshuar pasi që i njëjti ka kërcënuar një person.
Sipas njoftimit, gjatë kontrollimit që i ka bërë Policia, në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe është konfiskuar një pushkë ajrore.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.