Në Gjilan, policia e Kosovës ka arrestuar tre persona si të dyshuar se kanë shantazhuar një mjek dhe i kanë marrë 2 mijë euro para.
Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës në Gjilan ka arrestuar tre persona si të dyshuar se të njëjtit dyshohen se kanë shantazhuar dhe i kanë marrë 2 mijë euro para një mjeku.
Sipas policisë, në mesin e të dyshuarve është edhe një femër.
Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.