Deputeti i Vetëvendosjes, Xhelal Sveqla ka reaguar pas dëshmit të Kosovës për t’u anëtarësuar në INTERPOL.
Përmes një statusi në Facebook, Sveqla ka thënë se me personat përgjegjës për këtë dështim duhet të merren organet e drejtësisë.
Ky është postimi i plotë i tij në Facebook:
Me këtë klasë politike në pushtet, o kriminale, o injorante e shpesh të dyja, Kosova nuk mund të ec përpara. Në asnjë çështje. Për të mirë të Kosovës është urgjente që të shkojnë n’shpi e të merret me ta vetëm drejtësia. Kështu si jemi, është e frikshme shpejtësia me të cilën po na dërgojnë prapa.