Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka thënë dështimi i Kosovës për anëtarësim në INTERPOL ka dështuar shkaku i politikës.

“Ajo që ngjau sot konsideroj që nuk ka të bëj asgjë me fushën e policisë, meqenëse me shumicën e delegacioneve në bisedime shumica kanë thënë se nuk kemi ende qëndrim politik. Kemi prit që vendimet do të jenë policore por ndodhi e kundërta”, ka deklaruar Qalaj, përcjell lajmi.net.

Qalaj është shprehur i lumtur për përkrahjen që i kanë dhënë Kosovës vendet demokratike.

“Kjo që ndodhi nuk na dëshpëron do të humbim kohë por Policia e Kosovës do të jetë pjesë e Interpolit. Vitin tjetër prapë do të provojmë. Konsideroj që edhe Interpoli ka nevojë që Policia e Kosovës të jetë pjesë e saj. Është bërë punë mjaft e madhe nga grupi teknik, i cili ka qenë i përbërë edhe nga policia e Kosovës”, ka thënë ai.

Drejtori i PK-së ka theksuar edhe një her se vendimi që është marrë sot ka të bëj me politikën dhe jo me punët policore.