Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100% ndaj produkteve serbe.

Ai në një postim në Facebook, ka paralajmëruar se masat do të ashpërsohen

Më poshtë postimi i Llukës:

Lajm direkt nga mbledhja e Qeverisë: Sapo u vendos 100% taksë produkteve nga Serbia dhe Bosna.

Këto masa do të vazhdojnë të ashpërsohen deri në vendosjen e bilancit të drejtë në raportet e Kosovës me Serbi.