Komuna e Mitrovicës, e Vushtrrisë, e Skenderajt dhe e Drenasit kanë zbatuar urgjentisht urdhëresën e Ministrisë së Tregtisë dhe të Industrisë së Republikës së Kosovës që të hiqen nga shitja të gjitha produktet të cilat përmbajnë mbishkrime përçmuese dhe fyese për Kosovën.
Inspektorët e Komunës së Mitrovicës, të Vushtrrisë, të Skenderajt dhe të Drenasit kanë vepruar shpejt sipas urdhëresës së Ministrisë së Tregtisë dhe të Industrisë për largimin e të gjitha produkteve serbe që mbajnë mbishkrime përçmuese dhe fyese për qytetarët e Kosovës: “Kosovo i Metohija”, “Kosovo UNMIK” dhe “Kosovo Rez.1244”, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Komuna e Mitrovicës, e Vushtrrisë, e Skenderajt dhe e Drenasit kanë zbatuar urgjentisht urdhëresën e Ministrisë së Tregtisë dhe të Industrisë së Republikës së Kosovës që të hiqen nga shitja të gjitha produktet të cilat përmbajnë mbishkrime përçmuese dhe fyese për Kosovën dhe për qytetarët e saj, siç janë: “Kosovo i Metohija”, “Kosovo UNMIK” dhe “Kosovo Rez.1244”.
Komuna e Mitrovicës, duke u bazuar në urdhëresën e ministrit të Tregtisë dhe të Industrisë, Endrit Shala, ka marrë vendim që t’i ndalojë të gjitha produktet në treg të cilat nuk i referohen Kosovës si shtet. Inspektorët komunalë të Komunës së Mitrovicës kanë dalë në terren për t’i parë nga afër se a janë larguar të gjitha produktet që mbajnë këtë përmbajtje. Drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit të Komunës së Mitrovicës, Hysni Ahmeti, tha se inspektorët kanë hasur në disa mallra që importohen në Kosovë me mbishkrimin “Kosovë/o dhe Metohi”, “Kosovë/o UNMIK” ose “Kosovo/a Rezoluta 1244”. “Menjëherë kemi dalë në terren për të parë nga afër se a janë larguar produktet të cilat kanë këto mbishkrime.