Seleksionuesi i Maqedonisë, Igor Angelovski, nuk ka dyshim në dëshirën e futbollistëve të tij për ta mposhtur Kosovën. Kur e thotë këtë, ai mendon për futbollistët shqiptarë që janë bërë kyç në lojën e Maqedonisë.

Maqedonia dhe Kosova do të përballen në gjysmëfinalen e Ligës D të Ligës së Kombeve në mars të vitit 2020, nëse nuk kualifikohen në Evropian përmes eliminatoreve të rregullta që nisin pranverën e ardhshme. Ndeshja do të luhej në Maqedoni, shkruan sot Koha Ditore.

Dyshimin për vullnetin e shqiptarëve që të luajnë kundër Kosovës e ka vënë në dyshim gazeta maqedonase “Sport”, që jo rrallë shpreh nacionalizëm përmes sportit.

Por Angelovski nuk ka pranuar të lëshohet në këto ujëra. Ai beson te të gjithë lojtarët.