Sot, Policia e Kosovës, pas hetimeve të zhvilluara lidhur me dyshimet për veprat penale “Falsifikim i Dokumenteve”, “Legalizimi i përmbajtje së rreme”, ka arrestuar personin e dyshuar me iniciale (A.R. viti i lindjes 1970).
I dyshuari i përmendur dyshohet se që nga viti 2008, ka përdorur diplomën e falsifikuar universitare për t’i siguruar vetes pozita udhëheqëse në një institucion.
Me aktvendim të prokurorit kompetent të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.