Të enjten në mesditë një burrë ka njoftuar Policinë se derisa ka qenë duke punuar në një filial bankar, ka pranuar pesë kartëmonedha të falsifikuara nga një grua.

Ndërsa një ditë më parë një burrë tjetër ka pranuar një kartëmonedhë të falsifikuar prej 100 eurove.

Policia ka raportuar se të dyja rastet janë duke u hetuar nga organet kompetente.