Hurmet janë tepër të shëndetshme. Ata janë super ushqyes me sasi të mëdha të përfitimeve shëndetësore për trupin tuaj.
Ato janë një burim i madh i fibrave, mineraleve dhe vitaminave dhe janë të mira për tretjen e ushqimit, të afta për të lehtësuar dhimbjen e barkut, diarren dhe ankesat e tjera të zorrëve, transmeton lajmi.net.
Nëse shtoni vetëm 3 hurme në dietën tuaj të përditshme, këto gjëra pozitive mund të ndodhin me organzimin tuaj:
1. Përmirësimi i shëndetit digjestiv
Hurmet përmbajnë shumë fibra, të cilat janë të domosdoshme për shëndetin tuaj të tretjes pasi tërheq ujin në traktin e tretjes.
2. Ndihmon dhe parandalon aneminë
Anemia, e cila shfaqet për shkak të nivelit të ulët të hekurit, është një gjendje e zakonshme në mesin e shumicës së njerëzve. Për shkak të përmbajtjes së hekurit, hurmet duhet të listëzohen në mesin e ushqimeve tek njerëzit anemik.
3. Ndihmon eshtrat dhe sistemin e qarkullimit të gjakut
Hurmet përmbajnë magnez, mangan dhe selen, të cilat janë minerale që janë gjithashtu të rëndësishme për forcimin e eshtrave dhe përmirësimin e qarkullimit të gjakut.