Vuçiq thotë se nuk e di ku është Milan Radojçiqi, i kërkuar nga Kosova

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq tha të dielën se nuk e di se ku është nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiq, por sipas tij, autoritetet e Prishtinës e dinë saktësisht se në cilin vend dhe kur ka kaluar në territorin e Kosovës, në momentin që donin ta arrestonin atë, përcjell lajmi.net.

I pyetur nga gazetari nëse e dinte se ku ndodhej Radojiçiq, ndërtesa e të cilit u kontrolluar të premten në Mitrovicë, nga prestarët e RUSO, si pjesë e veprimit të arrestimit të serbëve të dyshuar, Vuçiq u përgjigj: “Unë nuk e di, po ju a e dini?”,

Ndërsa gazetari tha se ai, (Milan Radojiçiq) ishte në Beograd të enjten në një takim të Vuçiqit me përfaqësuesit serbë të Kosovës, Vuçiç tha se Radojiçiq kishte kaluar në territorin e Kosovës dhe se autoritetet shqiptare e dinin për këtë.

“Ata e dinin kohën e saktë, dhe sa i përket Serbisë, ne nuk morëm asgjë nga autoritetet shqiptare rreth tij”, tha ndër të tjera Vuçiq.

Ndryshe, Forcat speciale të Policisë së Kosovës ROSU kanë arrestuar të premten në Mitrovicë katër persona, nën dyshimin se janë të përfshirë në vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Ndërsa i dyshuari tjetër, Mialn Radojiçiq është në kërkim të Policisë.