Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në Skenderaj.

Policia Rajonale e Mitrovicës e ka konfirmuar këtë aksident.

Sipas zëdhënësit të Policisë, Avni Zahitit, aksidenti ka ndodhur sonte rreth orës 19:00 në rrugën “Azem Bejta”, në Skenderaj.

Sipas zëdhënësit, në këtë aksident janë të përfshira tri vetura.

“Ndërsa të lënduar janë 9 persona, të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në QKMF Skenderaj dhe më pas janë liruar”, ka thënë Avni Zahiti për kallxo.com.