Banorët e ‘Lagjes së Kuvajtit’ në fshatin Balloc të Podujevës janë në hall të madh me një shtyllë të tensionit të lartë, e cila për pak ditë është djegur dy herë, njofton Llapi.info

Para pak ditësh ajo shtyllë ka rrezikuar shtëpitë e banuara që janë skaj saj. E njëjta, është djegur edhe gjatë ditës së sotme, gjë që tregon se shtylla nuk është ndërruar pas djegies së parë, ku sipas banorëve, ekipet e KEDS-it janë vonuar deri në një orë.

Në një video të cilët e kanë dërguar lexuesit e portalit, shihet të kenë dalë ekipet e KEDS-it dhe të zjarrfikësve.

Banorët bëjnë apel që ky problem duhet të zgjidhet përgjithmonë, sepse rreziku është i madh për shkak të afërsisë me shtëpitë./Llapi.info

Lexo edhe: Digjet shtylla elektrike, rrezikohen shtëpitë në Balloc të Podujevës (Video)