Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka uruar pjesëtarët e FSK-së për “Ditën e Forcës”, duke thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës, me profesionalizëm, me përgjegjësi dhe paanshmëri, ka kryer çdo detyrë që i është dhënë deri më tash.

Sipas tij, FSK është bërë institucion që pareshtur kontribuon për paqe dhe stabilitet, si dhe për jetë të qetë dhe të sigurt për të gjithë.

“Forca e Sigurisë së Kosovës, me profesionalizëm, me përgjegjësi dhe paanshmëri, ka kryer çdo detyrë që i është dhënë deri më tash. Ajo është bërë forcë që gëzon besim të madh tek të gjithë qytetarët. Është bërë institucion që pareshtur kontribuon për paqe dhe stabilitet, si dhe për jetë të qetë dhe të sigurt për të gjithë. I uroj vajzat dhe djemtë e Forcës së Sigurisë së Kosovës për “Ditën e Forcës”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Ai po ashtu ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës herën tjetër do ta festojë si ushtri e Republikës së Kosovës.

“Këtë ditë, Forca e Sigurisë së Kosovës herën tjetër do ta festojë si ushtri e Republikës së Kosovës. Ushtria e Kosovës, më e reja në botë, e cila do të kontribuojë për paqen e sigurinë edhe përtej Kosovës, së shpejti do të bëhet realitet”, ka shkruar tutje Thaçi.