Në ditët në vijim KFOR-i do të realizojnë disa stërvitje ushtarake në veri të Kosovës.
Kështu kanë bërë të ditur nga zyra për marrëdhënie me publikun e kësaj force, ndërsa theksohet se trupat e KFOR-it do të lëvizin dhe do të vendosen përgjatë rrugëve kryesore nën mandatin e Rezolutës 1244, njofton Klan Kosova.
Më tej KFOR bënë të ditur se ky aktivitet është i zakonshëm dhe nuk ndërlidhet asgjë me ndonjë kërcënim apo shqetësim të veçantë.
Situata në Kosovë është nën kontroll dhe KFOR vazhdon të mbrojë të gjithë qytetarët në Kosovë, siç ka bërë që nga viti 1999, theksohet më tej në detajet e lëshuara