Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka deklaruar sot se sekretariatit të CEFTA-s ia ka dërguar kërkesën formale për konsulta në kuadër të Komitetit të Përbashkët të CEFTA-s, për, siç ka thënë, shkeljen që e ka bërë Kosova me taksën prej 100 % të vënë ndaj mallrave të Serbisë, transmeton Koha.net.
Ajo, siç përcjell FoNet, ka thënë se CEFTA, që nga nesër, kur dhe do ta marrë kërkesën, ka afat 90 ditë ta zgjidhë këtë problem.
E para e Qeverisë serbe është kërcënuar se nëse deri më atëherë nuk do të zgjidhet problemi, atëherë ai do të bartet në Gjykatën e Arbitrazhit.
Bërnabiq ka shtuar se Serbia do të vazhdojë së punuari me Bosnjë e Hercegovinën për ta hequr taksën 100 % të vënë nga Kosova për mallrat e këtyre dy vendeve.