Edhe sot serbët e veriut të Mitrovicës kanë filluar protestën paqësore.
Serbët e pjesës veriore të Mitrovicës kanë filluar edhe sot protestën e tyre paqësore kundër tarifës doganore 100 për qind për mallrat e Serbisë si dhe arrestimin e serbëve ditë më parë në Mitrovicë, shkruan lajmi.net.
Serbët kanë zgjedhur që të protestojnë para zyrave të EULEX-it dhe të BE-së në veri të Mitrovicës.
Arsyeja pse e kanë zgjedhur këtë lokacion, është që siç thonë ata, ta shohin edhe ndërkombëtarët shqetësimin e tyre.
Të gjithë protestuesit po bartin në duar parulla me mbishkrime të ndryshme si, “BE, hapni sytë”, “Ne kemi të drejtë për bukë”, “Ne duam paqe, jo luftë”, ishin disa prej parullave.