Çmimi i bukës është rritur edhe në Komunën e Podujevës, njofton Llapi.info
Përderisa në shumë komuna të Kosovës, çmimi i bukës është shtrenjtuar për 10 cent, në Podujevë është rritur për 5 cent më shumë nga 30 cent sa ishte në fillim.
Një qytetar me anë të një mesazhi për Llapi.info është shprehur i indinjuar me ngritjen e çmimit. Ai thotë se sot e ka blerë më shtrenjtë në një furrë në Podujevë, derisa siç mëson Llapi.info, çmimi është ngritur edhe në lokale tjera.
Ndërkohë, përveç bukës, në shumë qytete të Kosovës edhe artikuj të tjerë janë shtrenjtuar, pas vendimit të Qeverisë për ngritje në 100 për qind të takës së mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina./Llapi.info