Shqiptarët që jetojnë në qytetin e New York-ut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës festuan festën e 28 Nëntorit në Parlamentin e qytetit.
Anëtari i Këshillit Bashkiak të New York-ut, Mark Gjonaj, për këtë festim tha se ishte një nder dhe privilegj për të festuar pavarësinë shqiptare, ai po ashtu e falënderoi kryetarin dhe të gjithë antarët e Dhomës e së Këshilli së New York-ut.
“Urime për të gjithë shqiptarët që festojnë këtë ditë të rëndësishme në historinë, trashëgiminë, kulturën dhe kontributet që shqiptarët amerikanë kanë bërë këtij qyteti të mirë”, u shpreh Gjonaj nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.
Aty performuan disa valltarë për të pranishmit vallet shqiptare.
I pranishëm në këtë manifestim ishte edhe ushtari i Marinsave Amerikane, Mark Kepi, i cili në rrjetin social Twitter ndau disa momente nga ky manifestim.
Ai nëpërmjet kësaj uroi festën e Pavarësisë së Shqipërisë.
“Sot Parlamenti i qytetit të Nju Jorkut ishte kuq e zi. Gëzuar pavarësinë Shqipëria jonë e dashur”, ishin fjalët që tha ai në postimin e tij në Twitter.
Happy Albanian Independence from City Hall NYC! ????Sot Parlamenti I qytetit te Nju Jorkut ishte kuq e zi. Gëzuar pavarsine Shqiperia jon e dashur. ???? #albania #kosova #cityhall #jeminje #nyc #usa pic.twitter.com/7txTeh69Ay
— Marko Kepi®️ (@MarkoKepi) November 28, 2018
Celebrating Albanian Independence at NY City Hall. Duke festuar pavarësinë e Shqipërisë në parlamentin e qytetit të Nju Jorkut. ???? #Albanian #American #albanianindependence #nyc #nyccityhall #cityhall pic.twitter.com/6e8EZxUpcn
— Marko Kepi®️ (@MarkoKepi) November 28, 2018