Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropain, Igor Sholtes ka thënë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Ai i ka bërë thirrje BE-së që t`i përmbushë angazhimet e saj rreth këtij procesi.

Gjatë adresimit të tij në Parlamentin Evropian, Sholtes ka identifikuar korrupsionin e gjerë dhe krimin e organizuar, si dhe mungesën e konsensusit politik, si problemet më të rëndësishme të vendit.

“Çështjet bilaterale nuk mund të zgjidhen me masa të tepruara”, tha mes tjerash Sholtes , duke iu referuar tarifës 100% të vendosur nga autoritetet kosovare ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjës , transmeton Klan Kosova.