I pari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka përcjellë nga afër punimet e ndërtimit të trotuarit në disa rrugë të Podujevës, njofton Llapi.info
Veliu përmes një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se investimet për ndërtimin e trotuareve po bëhen afër shkollave.
“Gjatë vizitës punimeve në ndërtimin e trotuarit në rrugën “Ali Ajeti” deri te rruga për Surkish dhe në fshatrat Sfeçël dhe Shajkoc. Investimet në trotuare po bëhen kryesisht në segmentet rrugore afër shkollave, me qëllim të rritjes së sigurisë së këmbësorëve”, është shprehur Veliu./Llapi.info