Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se taksa e vënë nga Kosova 100% për produktet serbe është “provokim i ri” për Evropës dhe Beogradin.

    Sipas Vuçiq i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Qipro, kjo takë paraqet kërcënim për bisedimet paqësore në mes të Kosovës dhe Serbisë, shkruan Washington Post, përcjell Klan Kosova.

    Kreu i Serbisë ka thënë se ka njoftuar homologun qipriot Nicos Anastasades rreth pasojave të mundshme nga “veprimet e njëanshme” që ndërmerr Kosova.

    Ai ka falënderuar nikoqirin për përkrahjen që i jep Serbinë në rrugën e anëtarësimit për në BE.

    Në anën tjetër Anastasiades ka thënë se një samit trepalësh në mes të Serbisë, Qipros dhe Greqisë është i planifikuar që të mbahet vitin tjetër ku synim i tij është promovimi i stabilitetit dhe sigurisë në Ballkan dhe Mesdheun Lindor.