Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, ka përkujtuar sot Presidentin Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, me rastin e shënimit të 74 vjetorit të lindjes, njofton Llapi.info

“Në 74-vjetorin e lindjes, e kujtojmë me nderimin më të lartë figurën e Presidentit Historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, politikanin më të madh të botës moderne shqiptare dhe themeltarin e shtetit të Kosovës. Me guximin intelektual dhe filozofinë politike e moralin e lartë triumfoi mbi të gjithë. Afirmoi çështjen e Kosovës në dyert e fuqive të mëdha në kohën e izolimit nga pushtuesi shekullor dhe udhëhoqi popullin e Kosovës drejt realizimit të aspiratave shekullore: lirisë, pavarësisë dhe demokracisë”, ka shkruar Veliu.

“Arkitekti i shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, duke pasuruar politikën me etikë dhe kulturë, shpërtheu në diplomacinë e jashtme dhe fitoi përkrahjen e botës demokratike dhe krijoi shumë miq të politikës botërore. Vepra e tij madhore në shtetndërtimin e Kosovës e bën të përjetshëm njeriun, i cili pas vetës la bagazh e trashëgimi të madhe. Obligimi ynë mbetet që ta ruajmë e kultivojmë vizionin e tij për Kosovën e pavarur, në miqësi të përhershme më SHBA-të dhe të integruar në strukturat euro-atlantike”, ka thënë tutje ai./Llapi.info

Image may contain: 5 people, people standing and outdoor

Image may contain: one or more people, people standing, sky and outdoor

Image may contain: 10 people, people smiling, people standing, crowd and outdoor