Polica e Kosovës sot ka mbajtur një konferencë për media ku kanë diskutuar për operacionet policore gjatë këtij viti.

Departameni për Operacione ka njoftuar se numri i vrasjeve është në ulje ndërsa numri i vjedhjeve të rënda është në rritje, njofton Klan Kosova.

Po ashtu rastet e dhunës në familje janë në rritje ku gjatë këtij viti janë regjistruar 135 raste. Numri në rritje i aksidenteve mbetet shqetësues ku gjatë vitit kanë ndodhur 84 aksidente me fatalitet ndërsa janë shqiptuar 31 574 gjoba.

Ndërkaq, rastet me motive ndëretnike janë të ulëta ku për këtë vit është regjistruar vetëm një rast.

Në peridhën janar-nëntor janë regjistruar 10 raste të sulmeve të gazetarëve.

Ndërkaq, drejtori i Departamentit për Hetime, Riza Shillova, ka thënë se ka progres në luftimin e rasteve me narkotikë.

“Kemi një progres në planin operativ “Stop drogës në shkolla” dhe plani “Kundër fajdeve dhe detyrimeve”. 182 raste sa i përket këtyre veprave janë hetuar , 5 raste me trafikim të qenieve njerëzore , 11 raste për ekonomi , 4 raste të fajdeve”, ka thënë ai.

Shillova ka treguar edhe se janë bërë 3 mijë patrollime rreth shkollave ku janë kontrolluar 2220 vetura si dhe lokalet përreth shkollaveme qëllimin e ndalimit të përdorimit të drogave nëpër shkolla.

Ndërsa, Taibe Canolli nga Departamenti për Burime Njerëzore ka bërë të ditur se për kandidatët që kanë aplikuar për policë të rinj janë në fazën e hetimit të të kaluarës së tyre dhe se janë duke u përpjekur për që në fund të këtij viti ta përgatisin listën me personat adekuat.

Në këtë konferencë ka raportuar edhe drejtori i Departamentit për Kufij ka thënë se gjatë muajit nëntor se 72 shtetas të huaj nuk kanë mundur të hyjnë në Kosovë të cilët nuk i kanë plotësuar kushtet, ndërsa 89 shtetas kanë kërkuar azil.

Policia e Kosovës ka buxhet prej 97 milionë euro, ndërsa është shfrytëzuar vetëm 85%.