Festim Alidema është duke u shndërruar në njërin prej futbollistëve kryesorë të Llapit.

Sulmuesi i krahut ka qenë tejet produktiv këtë edicion, duke qenë shënuesi më i mirë i skuadrës.

Kjo ka bërë që skuadra nga jashtë vendi të kërkojnë shërbimet e futbollistit nga Pozherani.

Është drejtori i Llapit, Tahir Batatina, i cili ka njoftuar se Adelima ka disa oferta.

“Festim Alidema ka oferta nga skuadra nga Kroacia, Belgjika dhe Gjermania”, është shprehur Batatina.

Mbetet të shihet nëse Alidema do të vazhdojë të mbetet pjesë e Llapit, apo do të ndjekë rrugën e Mirlind Dakut për t’u larguar në ndonjë ekip jashtë vendit.