Mëngjesin e së hënës është plaçkitur një bankë në Veternik, nga një grup personash të armatosur, me ç’rast kanë lënduar rojtarin e bankës, dhe kanë grabitur një sasi të parave.

Grabitësit kanë vazhduar në drejtim të panjohur, me një veturë të zezë të tipit ‘Golf’, raporton KTV.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

Këto ditë, KTV-ja ka raportuar për shifra alarmante të rasteve të grabitjeve të armatosura. Zyrtarët kanë njoftuar se janë ngritur 20 aktakuza ndaj 46 personave të dyshuar, vetëm gjatë vitit 2017 dhe 2018.