Shumica e personave të moshës madhore në Britani jetojnë jetë aq të pashëndetshme sa që i venë në rrezik jetët e tyre, ka treguar një studim i realizuar së fundmi.

Të dhënat nga anketimi në lidhje me shëndetin në Britani kanë treguar se afërsisht nëntë në dhjetë persona kishin të paktën një shprehi jo të shëndetshme.

Këto janë klasifikuar në ata që konsumonin duhanin, ia teprojnë me konsumimin e alkoolit, ushqehen me më pak se pesë porcione të perimeve në ditë, janë obezë apo ushtrojnë pak.

Gjysma e të rriturve kishin dy apo më shumë nga këta faktorë të rrezikut.