Në ditën kur Kuvendi i Republikës së Kosovës votoi ligjet për Ushtrinë e Kosovës, qytetarët kanë gjetur mënyra interesante për të festuar këtë ditë, shkruan Llapi.info
Kështu në Podujevë, kompania e kontraktuar nga Komuna për mirëmbajtjen e rrugëve, ka zgjedhur që me flamur të Amerikës të vendosur mbi mjet t’i pastrojë rrugët nga bora, si shenjë falënderimi për mbështetjen e dhënë për transformimin e FSK-së.
Ndryshe, për këtë ditë mjaft të rëndësishme për Kosovën në shumë Komuna janë dekoruar me flamujt amerikanë, por jo edhe Podujeva./Llapi.info