Tashmë ka filluar dekorimi i shesheve në qytet nga Komuna e Podujevës për festat e fundvitit, shkruan Llapi.info

Këtë vit komuna e Podujevës ka vendosur të shpenzojë 9 mijë e 945 euro për dekorimin e qytetit, ndërsa nga viti paraprak, sivjet Komuna ka ndarë buxhet më shumë prej 2 mijë e 345 euro.

Kështu ka bërë të ditur ditë më parë për Llapi.info, zëdhënësi i komunës, Nazmi Elezi. Sipas tij, dekorimi në pjesët tjera pritet të filloj këto ditë.

“Dekorimi i qytetit pritet të fillojë gjatë kësaj fundjave, ose eventualisht në fillim të javës së ardhshme. Për këtë qëllim Komuna ka ndarë 9,945 euro, kurse tenderin për dekorimin e qytetit e ka fituar kompania “Anea””, ka thënë Elezi.

Më tej, Elezi ka bërë të ditur se përveç shesheve, do të dekorohet edhe rruga e qendrës “Zahir Pajaziti” deri të kryqëzimi me rrugën “19 Qershori”.

“Komuna e Podujevës, si edhe viteve të tjera, do të bëjë dekorimin e Rrugës “Zahir Pajaziti” (qendrës së qytetit deri te kryqëzimi me Rrugën “19 Nëntori”) dhe shesheve të qytetit për festat e fundvitit”, ka thënë ai.

Më poshtë fotot nga fillimi i dekorimit në sheshin “Ali Ajeti”.

t