Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, ka bërë të ditur se prej fillimit të këtij viti e deri më tash Kosova ka importuar rreth 110 mijë kilogramë fishekzjarrë dhe mjete tjera piroteknike në vlerë prej 111 mijë eurosh.

Nga fillimi i këtij viti e deri më tash kompanitë kosovare kanë importuar rreth 110 mijë kilogramë fishekzjarrë dhe mjete tjera piroteknike në vlerë prej 111 mijë eurosh e ku, duke i krahasuar me vitet paraprake, vlera e importit është dukshëm më e ulët.

Fireworks
Zyrtari për Informim i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, ka thënë se muaji dhjetor është muaji me importin më të madh të fishekzjarrëve dhe mjeteve tjera piroteknike.

Nga kjo zyrë e Doganës është bërë e ditur për “Zërin” se prej fillimit të këtij viti e deri më tash Kosova ka importuar rreth 110 mijë kilogramë fishekzjarrë dhe mjete tjera piroteknike në vlerë prej 111 mijë eurosh.

Për dallim nga viti i kaluar, sipas të dhënave të Doganës, këtë vit Kosova ka shënuar rritje për më shumë se 50% në importimin e këtyre mjeteve.

Ndërsa përgjithësisht ndër vite ka pasur luhatje të mëdha të importit të fishekzjarrëve, kështu duke kujtuar vitin 2013, kur u shpenzuan rreth 3 milionë euro për fishekzjarrë e mjete tjera.