Foto ilustrim

Sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje të dobëta shiu e bore.

Në ditët në vijim vendi ynë do të jetë nën ndikimin e fushave anticiklonike që ndodhet në lindje të kontinentit, ndërsa ditëve të fundjavës, fusha anticiklonike që po shtrihen mbi Mesdheun perëndimor, pritet të sjellin edhe masa më të ngrohta ajrore, ku do të rrisin temperaturat ndjeshëm mbi vlera mesatare.

Sipas situatës sinoptike që parashihet për ditët në vijim, nën ndikimin e zonave anticiklonike dhe mundësive për mjegull, nuk pritet të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, që do të përkeqësoj cilësinë e ajrit, derisa vlerat e indeksit të kualitetit të ajrit do të rriten në vlera të pashëndetshme.

Ditëve të ardhshme pritet rritje e temperaturave mbi vlera mesatare.

Do të fryjë erë e lehtë nga krahu jugor 1-4m/s. Shtypja atmosferike do të qëndrojë lartë mbi vlera normale.