Gjykata Themelore në Prishtinë- Departamenti i Krimeve të Rënda, ka shpallur aktgjykimin ndaj të akuzuarit Sh.T, për veprat penale grabitje dhe mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve.
I akuzuari Sh.T, është shpallur fajtorë dhe është dënuar me 7 vite e gjysmë burgim, dhe me gjobë në lartësi prej 600 eurosh, të cilën është i obliguar ta paguajë në afat prej pesëmbëdhjetë pas plotfuqishmërisë së aktvendimit, njofton Gjykata Themelore.
Gjykata ka konstatuar se me datë 10.09.2018, rreth orës 12:20 në Podujevë në rrugën “Zahir Pajaziti”, me qëllim që vetës t’i sjellë dobi pasurore, ka hyrë me armë zjarri në duar në një pikë të filialit të “Moneygram”, duke e drejtuar kah pronari, ku i dëmtuari B.S ka qenë i detyruar t’ia jap paratë në vlerë prej 400 euro.
Me këtë rast i akuzuari Sh.T, është larguar nga vendi i ngjarjes./Llapi.info