Pas publikimit të sms-ve, ku PSD kishte negociuar me pushtetin për votimin e buxhetit, ka reaguar kryepersonazhi i këtyre masazheve, Dardan Molliqa
Pas publikimit të sms-ve ka reaguar edhe Lëvizja Vetëvendosje.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se ata janë me fat që nuk i kanë më në Lëvizje personat e tillë që bëjnë pazare.
“Dhjetori i vitit 2018 po përmbyllet duke treguar fytyrën e vërtetë të tyre”, thotë ajo.
Reagimi i plotë i saj
Në dhjetorin e vitit 2017 këta të ikurit fajësonin Albinin. Tani po dalin qëllimet e pretendimet e vërteta e të ndyra të tyre. Fat i madh që nuk janë në Lëvizje!
Dhjetori i vitit 2018 po përmbyllet duke treguar fytyrën e vërtetë të tyre.
Thonë që fundi e rikuptimson fillimin.