Zyrtari i Partisë Socialdemokrate, Shkodran Hotin, thotë se pazaret e Partisë Socialdemokrate me Qeverinë nuk përbëjnë skandal e as lajm ekskluziv.

Hoti ka komentuar mesazhet komprometuese të deputetëve të PSD-së me zyrtarët e Qeverisë. Ka thënë se s’ka lajm ekskluziv dhe as skandal.

“PSD dje i ka publikuar 5 kushte që Qeveria i ka plotësuar për t’iu votuar projekt-buxheti. Ato nuk do të përmbusheshin pa u negociuar, prandaj publikimi i diskutimit rreth tyre s’është as lajm ekskluziv e as skandal. Kukuvajkat” le ta vazhdojnë vajin. Janë në rolin e tyre. Kaq munden, aq bëjnë. Veç le të mos i ngatërrojnë citatet e Hegelit me thëniet e Xhemail Abrisë. ????”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij në Facebook.

Ndërkohë, në SMS e publikuar dokumentohet se PSD është bërë ndihmës për Qeverinë. Kurse Shefi i Partisë u kërkon deputetëve të flasin sikur Kadri Veseli kur argumentojnë pse duhet votuar buxhetin.