Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se nuk janë duke parë ndonjë problem nga pala ruse pas letrës që mori nga presidenti amerikan, Donald Trump.

“Unë jam duke e pritur me gëzim Putinin që të vijë më 17 janar. Nuk kam pas asnjë problem, mund të flasë hapur. Por nuk kam parë probleme nga Rusia”.

Ai gjithashtu vuri në dukje se letra e Trump ishte “racionale, siç mund të pritet nga një president i SHBA-se, pasi Shtetet e Bashkuara e njohin Kosovën”

“Por për ne, lajmi i mirë është se duhet roli i Beogradit, ndërsa Prishtinës i thuhet se duhet të negociojë me Beogradin”.

Vuçiq perseriti se nje marrëveshje ne mes te Beogradit dhe Prishtines nuk eshte afer, mitepo ai nuk do te heqe dore nga kërkimi per kompromis per ceshtjen e Kosoves, nga seispas tij, kjo eshte lufta e tij per paqe dhe stabilitet dhe te ardhmen e Serbise, shkruan B92, transmeton Klan Kosova