Kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka pritur sot në një takim, Maurizio Giachero, drejtor i qendrës rajonale të OSBE-së në Mitrovicë.

Në takim është biseduar për thellimin e bashkëpunimit në mes të komunës së Podujevës dhe qendrës rajonale të OSBE-së në Mitrovicë.

Kryetari Veliu e vlerësoi të rëndësishme punën dhe angazhimin e OSBE-së në përkrahjen që i ka bërë komunës së Podujevës dhe shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit.

Ai tha se bashkëpunimi me këtë organizatë shtrihet në fusha me rëndësi, sidomos në programe të ofrimit të përvojave dhe ngritjes së kapaciteteve për punonjësit e administratës, në mënyrë që t’i përmirësojmë edhe më shumë shërbimet ndaj qytetarëve.

Ndërsa, drejtori i qendrës rajonale të OSBE-së në Mitrovicë, Maurizio Giachero, falenderoi kryetarin Veliu për bashkëpunimin e mirë të treguar me zyrtarët lokalë dhe regjional të OSBE-së.

Duke i’u referuar fushave të bashkëpunimit në të ardhmën, ai tha se fokusi i përkrahjes së OSBE-së do të jetë konform nevojave dhe kërkesave të komunës.

Kryetari Veliu dhe Giachero u dakorduan që në një të ardhme të afërt të hartohet një plan veprimi për bashkëpunim mes komunës së Podujevës dhe misionit te OSBE-së./Llapi.info